Partitë e mëdha ende nuk kanë arritur që të zyrtarizojnë listën e kandidatëve për kryetarë komunash, kur kanë mbetur më pak se 48 orë që ta bëjnë një gjë të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Propozimet për kandidatë për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 22 tetor, tashmë kanë krijuar edhe përçarje e pakënaqësi brenda partive politike. Gara e fortë për postin e të parit pritet që të zhvillohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan dhe Gjakovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të parin e kryeqytetit, kandidaturën e ka zyrtarizuar kryetari aktual Shpend Ahmeti që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe Arbër Vllahiu, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërsa LDK-ja dhe PDK-ja ende nuk i kanë bërë publik emrat e kandidatëve për këtë post... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.