Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Partia Socialiste regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri

Partia Socialiste ka depozituar sot kërkesën në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Kërkesa u depozitua nga Sekretarja për Koordinimin Elektoral në Partinë Socialiste, Blerina Gjylameti.

Sipas Kodit Zgjedhor, një nga kërkesat e nenit 64, pika 1, afati i fundit i regjistrimit të subjekteve zgjedhore në KQZ është 70 ditë para datës së zgjedhjeve, që është 21 prilli.

Deri tani, KQZ ka regjistruar 20 parti politike, ndërsa dy të tjera shqyrtohen në mbledhjen e së martës.