Partia e Serbëve të Kosovës (PKS) ka reaguar pas marrëveshjes për dokumente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se kjo paraqet një fitore të madhe për kryeministrin Albin Kurti.
“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot konfirmoi edhe një herë se serbët në Kosovë e M. nuk kanë shtet, por iluzion shteti, të drejtuar në Beograd dhe përmes mediave shtetërore. Serbët në Kosovë mbeten vetëm dhe të lënë në vullnetin e Perëndimit dhe Qeverisë së Kosovës”, thuhet në reagim.
Këtë fitore të madhe të Albin Kurtit, sipas PKS-së, e kanë konfirmuar të gjithë serbët që mbajnë mend më shumë se dhjetë ditë.
“Kjo “fitore e Serbisë” është vetëm një sinjal për serbët që të largohen me forcë nga Kosova dhe ta kërkojnë të ardhmen e tyre në një vend më normal. Kemi frikë se serbët në Kosovë nuk do ta mbijetojnë fitoren e radhës së Aleksandër Vuçiq”, thuhet në reagim.
-
Plenkoviq uron Kurtin: Kroacia pret formim të shpejtë të institucioneve
-
Kos kërkon kompromis nga partitë politike në Kosovë pas zgjedhjeve
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Kurti: Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër
-
Si raportuan mediat botërore për fitoren e Vetëvendosjes