Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parteshi shpenzon afro 800 mijë euro për paga e mëditje

Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2016, Komunën e Parteshit e nxjerr më shumë dobësi e shkelje në aspektin e menaxhimit dhe krijimit të politikave zhvillimore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vë në pah se qeverisja lokale ende nuk ka një plan strategjik për zhvillimin komunal dhe nxjerr atë me ngecje tek investimet kapitale, mosregjistrim pasurish komunale, shmangie procedurash të prokurimit dhe një varg parregullsish të tjera.

Parteshi, i cili ishte themeluar me planin e decentralizimit, në vitin 2016 kishte pasur një buxhet prej 1 milion eurove të alokuara nga Qeveria e Kosovës ndonëse renditet si komuna më e vogël e vendit, meqë ka një popullsi prej 1 mijë e 787 banorëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm