Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parlamenti studentor kundër vendimit për zbritjen e bursave në UP

Pas Unionit të Studentëve të Kosovës (USK-së), edhe Parlamenti studentor ka shprehur shqetësimet për uljen e bursave për studentët e dalluar.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtinë” më 21 dhjetor kishte marrë vendim që bursat të zbresin në 500 euro, transmeton Koha.net.

Studentët nuk po e pranojnë uljen e bursave

Parlamenti studentor thotë se, “bursa fillimisht në UP ishte 900 euro, më pas ishte zbritur në 700 kurse me vendimin e fundit në 500 euro. Bursa studentore që ndan UP-ja nuk është bursë sociale, por bursë për studentët e shkëlqyer të Uniteverisetit të cilët janë krenaria e UP-së”.

Parlamenti studentor ka bërë kërkesë që kjo pikë të ndryshohet dhe bursa për studentët në vitin akademik 2017/18 të jenë më të larta.

Më poshtë mund ta lexoni kërkesën e Parlamentit studentor.

Image