Parlamenti holandez diskutoi të enjten, më 11 prill, temën e rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë, si një mënyrë për t'i bërë ballë rritjes së kriminalitetit me origjinë shqiptare në këtë vend.
Mocionet e propozuara nga kristiandemokratja Madlejn fan Turenburg dhe nga anëtari i partisë ultradjathtiste Zitse Fricma, raportohet se përkrahen nga policia e Amsterdamit dhe nga zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, dhe pritet të hidhen për votim të martën e ardhshme, më 16 prill, shkruan sot Koha Ditore.
Në Parlamentin e Holandës më 11 prill raportuan ministri i Jashtëm i këtij vendi, Stef Blok, dhe ai për Drejtësinë dhe Sigurinë, Grapperhaus....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Gjatë parashtrimit të argumenteve pro nismës së saj, deputetja Turenburg ka thënë se prej vitit 2010, kur Shqipërisë iu hoqën vizat, “mafia shqiptare vetëm sa është zgjeruar në mbarë Evropën Perëndimore”.
-
Edhe në Zvicër kërkojnë që t’u rikthehen vizat Shqipërisë
-
Shqipëria thotë se Holanda e paragjykon sepse kriminaliteti shqiptar atje është vetëm 0.2 për qind
-
Parlamenti holandez voton për t’ia hequr Shqipërisë lëvizjen e lirë
-
Parlamenti holandez voton pro kthimit të vizave për shqiptarët
-
Tri parti në Holandë kërkojnë të rikthehen vizat për shqiptarët