Sesioni i dytë i punimeve të mbledhjes së pestë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, ka vijuar edhe sot në Kuvendin e Kosovës.
Takimi i sotëm është kryesuar nga Tonino Picula, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
U besua rreth sundimit të i ligjit (lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar), liberalizimit të vizave, bashkëpunimi rajonal, dhuna në familje dhe barazia gjinore si dhe ndihma para parlamentare e PE-së për Kuvendin e Kosovës.
Parlamentarët kosovarë: Time Kadrijaj, Albulena Haxhiu, Arben Gashi, Blerta Deliu- Kodra, Memli Krasniqi (kryetar i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë i Kuvendit të Kosovës), Elmi Reçica, Vjosa Osmani dhe Danush Ademi, vunë në dukje angazhimet institucionale të Republikës së Kosovës, për përmbushjen e standardeve që kërkohen nga BE-ja, lidhur me fushat përkatëse që u diskutuan me këtë rast.
U vlerësua bashkëpunimi rajonal dhe sjellja e shtetit të Kosovës për të kontribuar për një ambient më të përshtatshëm dhe stabil të rajonit. U kritikua sjellja e shtetit të Serbisë, e cila pareshtur paraqet pengesa në rrugën e integrimit të Kosovës në mekanizmat rajonal dhe më gjerë.
Parlamentarët kosovarë, vëmendje të theksuar i kushtuan liberalizimit të vizave dhe nevojës që ky proces të përfundojë në një kohë sa më të shkurtër. Ata pasi falënderuan kolegët e tyre nga PE-ja për ndihmën e gjertanishme, po ashtu i siguruan ata se, liberalizimi i vizave nga qytetarët tonë do të shfrytëzohet sipas rregullave të paracaktuara dhe nuk do të keqpërdoret mundësia e lëvizjes së lirë. Për përfundimin me sukses të këtij procesi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kërkuan nga kolegët e tyre të PE-së që të vijojnë me përkrahjen e plotë sikurse që është parë deri më tani.
EdheLidhur me temat e parapara për këtë sesion, folën edhe eurodeputetët: Lukas Mandel, Julie Ward dhe Dubravka Shuica, të cilët, po ashtu vunë në dukje rëndësinë e sundimit të ligjit, bashkëpunimin rajonal, sundimin e ligjit, si dhe çështje të tjera që do të avanconin pozitën e vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Me këtë rast ata vunë në spikamë angazhimin e tyre për arritjen e liberalizimit të vizave, dhe premtuan po ashtu, angazhim të mëtejmë deri në përfundimin final të këtij procesi. Pas shterimit të debatit, komisioni miratoi një deklaratë të përbashkët, nëpërmjet së cilës dalin detyrimet e ndërsjella deri në takimin e radhës, i cili u vendos që të mbahet me datë 13 dhe 14 mars në Strasburg.
Pas kësaj, bashkëkryesuesit e këtij takimi, Memli Krasniqi, dhe Tonino Picul, në një konferencë të përbashkët bënë të ditur përfundimin e punimeve të mbledhjes së pestë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.