Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit për vikend nga IHMK

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditëve të vikendit, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe intervale me diell. Vranësirat nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe reshje shiu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në territore të vogla ka rrezik që të bie breshër i shoqëruar edhe me erëra nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, ku shpejtësia e saj mund të arrijë mbi 12m/s.

Edhe në fushat termike do të ketë ulje për disa gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin të shtunën deri 33 gradë Celsius, kurse të dielën rreth 22 gradë Celsius.