Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit për vikend

Moti sot

Instituti Hidometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit të Institutit vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, ndërsa për rreth relievit malor, reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar.

Temperaturat maksimale në disa vende parashihet të arrijnë deri në 19 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të sillen në mes 3 e 6 gradë Celsius.

Ndërsa të dielën sipas Institutit parashihet mot ngjashëm , por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës. Edhe për të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.

Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.