Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se njëjtë si ditëve të tjera të javës, edhe të enjten do të mbajë mot i qëndrueshëm, me ngrica të dobëta në mëngjes, e me pasdite pothuajse pranverore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 2 gradë Celsius.
Në mëngjes në shuma vende parashihet të ketë mjegull si pasojë e rrezeve të diellit, presionit të lartë atmosferik dhe ndryshimit të tablos termike. Nuk parashihet që java e parë e këtij muaji të ketë reshje edhe pse sipas parashikimeve numerike data 7-8 kishte tendenca të ketë pak reshje.
Parashikimet e fundit japin sinjale se reshje do të ketë me datat 10-11 janar.
Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme, sidomos mëngjeset dhe mbrëmjet për shkak të këtij presioni të lartë atmosferik dhe lagështisë së madhe të ajrit, të cilët do të ndikojnë që ndotësit të përqendrohen në shtresa të ulëta të troposferës.