Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit për sot

Moti

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot (e hënë) do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor, temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore.

Ndërkaq të martën do të mbajë mot me vranësira të dendura.

“Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar, e me periudhe të shkurta edhe të intensitetit të lartë. Temperaturat maksimale parashihen të shënojnë rënie, derisa ato minimalet do të shënojnë rritje. Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Nëpër zona të kufizuara ka mundësi për riga shiu të intensitetit të dobët. Të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat të pakta parashihen rreth relievit malor. Të kujtojmë se 23 marsi është dita Botërore e meteorologjike. Të premten do të mbajë mot i ngjashëm me ditën e enjte, si në vlerat e temperaturave ekstreme, ashtu edhe në elementet tjera meteorologjike. Gjatë këtyre pesë ditëve, përveç ditës së marte, ku do të ketë erë nga verilindje , ditët tjera do të pasohen me erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit , shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1-7m/s”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm