Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira, intervale me diell dhe me temperatura që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera dhe muajit shtator i cili ne dekadën e tretë do të na sjellë edhe vjeshtën astronomike.
Të enjten dhe të premten do të ketë kushte që në disa zona të bie rigë e dobët e shiut, por përgjithësisht moti do të jetë i qëndrueshëm.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.