Arbëri

Parashikimi i motit për nesër dhe pasnesër në Kosovë

Foto: Koha

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër e pasnesër.

Sipas IHMK-së, të premten e të shtunën do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

“Në fushat barike pritet të ketë rritje derisa në fushat termike parashihet rënie, kryesisht në vlerat e maksimaleve. Gjatë ditës, kryesisht në pjesën e dytë parashihen reshje të formë së shiut dhe borës”, thotë IHMK-ja.

Tutje, thuhet se në pjesën veriore të Dukagjinit sërish pritet të ketë erëra mesatare deri të fuqishme, më theks të veçantë në Istog me rrethinë, me një rreze veprimi prej 10-12 km.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të ketë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit herë–herë me vrull”, përfundon njoftimi.