Situatë afërsisht e ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe në fundjavë. Do të ketë më shumë orë me diell dhe rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Në viset e larta malore do të ketë vranësira të cilat herë-herë do të marrin karakter zhvillimi dhe mundësi për riga shiu, kryesisht në veriperëndim të Dukagjinit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.
"Këshillohet që nga ora 9-18 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, të mbajmë masa mbrojtëse, syze, kapelë, ombrellë, rroba me ngjyrë të hapur", thuhet në njoftimin e IHMK-së. /kp