Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit për javën e fundit të dhjetorit

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara pritet të mbizotërojë pothuajse gjatë tërë javës së ardhshme në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga e hëna e 26 dhjetorit deri të premten më 30 dhjetor, temperaturat do të sillen rreth -2 gradë Celsius minimalet, ndërsa ato më të lartat deri në 10 gradë.

“Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 10 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

“Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 9 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Të mërkurën do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 9 gradë Celsius.

“E enjte, mot pothuaj i ngjashëm me ditën e mërkurë. Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 10 gradë Celsius. E premte, mot kryesisht i ngjashëm me ditën e enjte. Temperaturat do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 10 gradë Celsius”, thuhet më tej në njoftimin e IHMK-së.

Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 7 m/s.

Artikuj të ngjashëm