Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit deri në fundjavë

Në Kosovë se deri të premten do të ketë vapë, ndërsa fundjava do të jetë më e freskët me mundësi edhe për reshje shiu, raporton Prishtina Weather.

Pas rënies së temperaturave gjatë ditës së djeshme dhe motit të vranët sot në orët e mëngjesit, në ditët në vijim vapa afrikane sërish pritet të rikthehet me mot shumë të nxehtë. Mirëpo, sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë pritet ndryshim i motit, me mundësi edhe për reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga dita e shtunë, fusha me presion të ulët nga Atlantiku do të fillojë të shtrihen mbi rajon, duke sjell vranësira me të reshura lokale shiu si dhe rënie të temperaturave.

Deri të premten temperaturat do të jenë në rritje mbi vlera mesatare, me minimale nga 17-18 gradë Celsius, e maksimale nga 35-37 gradë.

Në fundjavë maksimalet do të zbresin në 31C dhe 24C, e minimalet deri në 14C.