Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paralajmërohet themelimi i Odës Ekonomike të Diasporës

Java me bizneset e diasporës Shqiptare mblodhi 300 afaristë nga anembanë bota. Dike nisur nga Kanadaja e deri në Australi, aferistët Shqiptare u pritën në një sesion bashkëbisedues nga krerët institucional të shtetit të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dy zëvendës kryeministrat Dardan Gashi dhe Fatmir Limaj, ministrat Endrit Shala dhe Valdrin Lluka bashkëbiseduan me afaristë të suksesshëm të diasporës tonë në mesin e të cilëve dhe Lazim Destani, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe Nazmi Viqa, kryetar i Unionit të bizneseve të diasporës Shqiptare në Gjermani të cilët paralajmëruan përfundimin e procedurave për themelimin e Odës Ekonomike të Diasporës – një organizatë e cila është diskutuar tashmë një kohë të gjatë si projekt i rëndësishëm.

Gashi tha se promotor i zhvillimit ekonomik është diaspora dhe se Kosova duhet që ta rrisë bashkëpunimin me bashkatdhetarët tanë në mënyrë që bizneset e tyre të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Pas pavarësimit ne kemi menduar që investimet e huaja do të jenë motor i zhvillimit, por në fakt jeni ju pjesëtar të diasporës tanë. Qëllimi i këtij takimi sot është se si të përmirësohet bashkëpunimi mes institucioneve dhe afaristëve nga diaspora. Ju ftojmë të merrni pjesë edhe në procesin e privatizimit, ndërsa lobimi juaj te ne të jetë më i fortë dhe më konkret. Nëse ne si institucione marrim detyrat tona që investimet të jenë të sigurta, nuk e kemi kryer punën tonë”, tha Gashi.

Ndërsa Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi duke folur për Kosovën si vend atraktiv për të investuar, nuk la pa e përmendur edhe transformimin e FSK në ushtri.

“Kosova ka një klimë të përshtatshme për të bërë biznes, ne u jemi mirënjohës bashkatdhetarëve tanë të cilët investojnë në vendin e tyre dhe fal tyre Kosova arrin të ketë një imazh të mirë në botë. Sot derisa po flasim këtu, është një ditë mjaft me rëndësi derisa janë duke u shqyrtuar në kuvend projektligjet për transformimin e FSK në ushtri” tha Thaçi.

I pranishëm në javën e Bizneseve të diasporës shqiptare ishte edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ai tha se Qeveria e Kosovës do të jetë çdo herë përkrah diasporës dhe se do të eliminohen barrierat që kanë ata për të investuar në Kosovë.

Edhe Heldt: Ka një rritje jashtëzakonisht të madhe të të bërit biznes në Kosovë Arbëri Heldt: Ka një rritje jashtëzakonisht të madhe të të bërit biznes në Kosovë

“Kosova ka mundësi të jashtëzakonshme që investitorët nga diaspora ta gjejnë interesin ekonomik për ta zhvilluar e fuqizuar vendin, si qeveri e Kosovës po përpiqen që të eliminojnë çdo procedure burokratike që bashkatdhetarët tanë ta kenë më të lehtë për të investuar”, tha Limaj

Në javën e bizneseve të diasporës shqiptare mori pjesë edhe Ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko, ai gjatë fjalimit të tij tha se “ Shqiptarët janë në ditët më të mira si komb, sepse është kaluar nga mbijetesa në normalitet unë i inkurajoj bizneset nga diaspora që të investojnë kapitalin në Kosovë dhe në gjithë trojet shqiptare.

“Java me bizneset e diasporës shqiptare” vazhdon aktivitetet edhe nesër ku do të bëhet listimi i kërkesave nga bizneset e diasporës dhe përgatitja e rekomandimeve për institucionet.