Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka njoftuar se muajt e ardhshëm do të intensifikohet puna me ekspertët amerikanë që do të punojnë në fizibilitetin e Liqenit të Ujmanit, si pjesë e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington.
Kjo u bë e ditur pas takimit të tij me ndihmës zëvendës sekretarin për Energji në Departamentin e SHBA-së, Matthew Zais, i cili ia dha njoftimin përmes një letre.
Mes tjerash në këtë takim është diskutuar për Strategjinë e re të Energjisë në Kosovë, modalitet e ecjes përpara me energji dhe sfidat që po kalon Kosova në këtë sektor. Këto sfida lidhen me sigurinë e furnizimit dhe mundësinë e diversifikimit të burimeve të gjenerimit, është njoftuar nëpërmjet një komunikate.
Kuçi duke i ofruar bashkëpunim të plotë në çështjet e dala nga Marrëveshja e 4 shtatorit në Washington, i kërkoi edhe përkrahje në zbatimin e Kornizën e Strategjisë së re të Energjisë në Kosovë.
Kuçi ishte i pranishëm edhe gjatë takimit bilateral me delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga i dërguari special për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.
{gallery}
-
Çështja e Ujmanit diskutohet mes delegacionit amerikan dhe ministrit Kuçi
-
Kurti për marrëveshjen me MCC-në: Sukses i përbashkët
-
INDEP: Modeli “Kolumbia” për Ujmanin, i pazbatueshëm
-
SHBA-ja pret që Kosova dhe Serbia t'i përmbahen marrëveshjes së Uashingtonit
-
Kurti ende s’e ka lexuar raportin e SHBA-së për Ujmanin, në Serbi nis shqyrtimi i tij