Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur shqetësimin për ndotjen e ambientit, veçanërisht të lumit Toplluha.
Ai ka theksuar se praktika e hedhjes së mbeturinave në shtratin e këtij lumi po vazhdon ani pse ai është pastruar disa herë, shkruan sot Koha Ditore.
“Kjo pamje nuk na ka hije! Lumi Toplluha në këtë pjesë është pastruar disa herë, por persona të papërgjegjshëm ende po hedhin mbeturina”, ka shkruar Muharremaj në rrjetet sociale, duke publikuar edhe fotografinë ku mund të shihen mbeturinat në shtratin e lumit. Me këtë rast ai ka paralajmëruar se në të ardhmen do të merren masa konform dispozitave ligjore në fuqi, me gjoba për ata që e ndotin dhe dëmtojnë ambientin.
“Po ashtu do të vendosen edhe kamera që të identifikojmë ata që po e prishin imazhin e lumit të pastër”, është shprehur Muharremaj.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Suhareka vendos kamera kundër ndotjes së lumit Toplluha
-
200 euro gjobë për suharekasin që hodhi beton e mbeturina në hapësirë publike
-
Gjobitet me 100 euro një person që hodhi mbeturina në Biraq të Suharekës
-
Kryetari i Suharekës obligon bizneset t’i dezinfektojnë objektet e tyre
-
Shenjat e komunikacionit po dëmtohen qëllimshëm në qytet dhe fshatra të Suharekës