Tiranë, 2 gusht - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko konfirmoi se papunësi aktuale 12,5% përbën nivelin më të ulët historik të regjistruar në Shqipëri, ndërsa po shënohet rritje progresive e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vendin tonë.
Sejko tha në një konferencë për shtyp se, “zgjerimi i aktivitetit ekonomik është shoqëruar me rritjen e punësimit dhe rënien në 12.5% të normës së papunësisë. Kjo normë përbën nivelin më të ulët historik të papunësisë të regjistruar në Shqipëri dhe sugjeron një përdorim gjithnjë e më të plotë të kapaciteteve prodhuese në vend”, deklaroi Guvernatori.
Punësimi në vendin tonë po vijon me ritme të shpejta. Edhe shifrat e publikuara në pasqyrën e qeverisjes, në një javë bëjnë të ditur se ka një rritje të ndjeshme të punësimit nga zyrat e punës, duke shkuar në 579 të punësuar brenda 1 jave, (20-26 korrik 2018).
Sipas informacionit zyrtar, gjatë kësaj jave janë punësuar 16 persona në Berat, 76 në Durrës, 96 në Fier, 35 në Korçë, 12 në Dibër, 24 në Elbasan, 12 në Gjirokastër dhe 66 në Kukës. 17 janë të punësuar në Lezhë, 60 në Shkodër, 72 në Tiranë dhe 93 në Vlorë. Pra në total janë 579 të punësuar në 1 javë.
-
Norma e papunësisë 11.4% në 3-mujorin e tretë, niveli më i ulët historik në Shqipëri
-
Sipas kryeministrit, në Shqipëri janë mbi 1.2 milion të punësuar, kurse papunësia ra në 11.5%
-
Kurti: Niveli i papunësisë ka rënë në 10.7%
-
Papunësia në Eurozonë bie në nivel rekord
-
Muja: Shkalla e papunësisë është ulur në 17.7 për qind