Pas Visar Ymerit dhe Dardan Sejdiut, edhe një zyrtare e Vetëvendosjes ka dhënë dorëheqje.
Shqipe Pantina sot ka dhënë dorëheqje nga kryetarja e qendrës së VV-së në Klinë dhe nga anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm.
Pantina konfirmoi për KosovaPress për dorëheqjen e saj duke thënë se ajo vazhdon të mbetet anëtare e VV-së përderisa në këtë Lëvizje nuk ka reforma.
“Unë do të jem në këtë parti edhe më tutje derisa nuk bëhen ndonjë reformë”, tha Pantina.