Rreth një milion euro më pak të hyra në raport me një vit më herët, ka arkëtuar në vitin 2020 Komuna e Ferizajt, ka njoftuar drejtoresha për Financa, Sebahate Ajeti Sadiku.
Teksa në vitin 2019, Ferizaj kishte arkëtuar 4.7 milionë, sivjet Ajeti-Sadiku ka njoftuar se kjo komunë inkasoi 3.5 milionë euro të hyra, duke theksuar goditjen që pandemia ka shkaktuar.
Megjithatë, sipas saj, ka pasur investime kapitale me qëllim përmirësimin e cilësisë për shërbimet për qytetarët.
Komuna e Ferizajt në vitin 2019, për vetëm gjashtë muaj kishte pasur të hyra prej 2.6 milionë eurosh, rreth 75 për qind të shifrës së të hyrave në total vitin 2020.
-
Ferizaj miratoi rritjen e të hyrave vetjake për pagesat e punëtorëve shëndetësorë në QKMF
-
Pandemia uli të hyrat e komunave për 12 milionë euro
-
ATK-ja shënon rënie prej 78 milionë euro
-
Për shkak të pandemisë, ATK-ja tregon se kanë rënë të hyrat
-
ATK-ja prezanton punën e 6 mujorit të parë, bien të hyrat