Pandemia COVID-19 ka krijuar një nevojë të theksuar për përfshirjen e klauzolës së forcës madhore nëpër kontrata, është thënë nga zyra për media e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Ndonëse legjislacioni kosovar e lë përfshirjen e forcës madhore në kontrata në diskrecionin e palëve, pandemia e koronavirusit, si ngjarje e paparashikuar dhe jo e kontrollueshme, e ka theksuar nevojën e përfshirjes së kësaj klauzole, duke e marrë parasysh krijimin e pamundësive të shumta të veprimit nga ndonjëra palë si pasojë e kësaj pandemie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto janë thënë mes tjerash në forumin vital të radhës të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në partneritet me Programin e USAID-it për Drejtësi Komerciale mbi përdorimin dhe sfidat e ndryshme për klauzolat e forcës madhore në kontrata.
Avokati Fisnik Salihu ka thënë se pandemia ka sjellë në pah nevojën e kontratave sa më gjithëpërfshirëse. Ai ka theksuar se pandemia COVID-19 është forcë madhore dhe klasifikohet si e tillë me term ligjor, prandaj bizneset mund të thirren mbi klauzolën e forcave madhore për rishikim dhe mbajtje të pozitës që e kanë vendosur në kontratë.
Avokati Visar Ramaj ka shtuar se si pasojë e forcës madhore siç është në këtë rast pandemia COVID-19, bizneset nuk kanë pasur çasje efektive në mekanizmat ligjorë dhe kjo ka shkaktuar vonesa të shumta në procesimin e lëndëve. Ramaj ka shtuar se në rast se palët nuk e kanë të parashikuar specifikisht në kontrata se si do të veprojnë në rast të forcave madhore, atëherë aplikohen dispozitat e Ligjit për Marëdhëniet e Detyrimeve përmes palëve. Ai theksoi gjithashtu se nëse nuk përmbushen kontratat si pasojë e këtyre forcave, atëherë palës tjetër nuk i mundësohet e drejta ta padisë për dëmshpërblim, por vetëm të bëjë shkëputjen e kontratës në fjalë.