Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PAN-i pishman

Koalicioni PAN nuk do t’i përmbahet zotimit të dhënë javën e shkuar për pjesëmarrje në seancën konstitutive të Kuvendit, veprim që e kishte kushtëzuar me një takim konsultativ në të cilin do të vendosej që vazhdimi i seancës të organizohej për të enjten ose të premten, shkruan sot Koha Ditore.

Kushti është përmbushur, por ky koalicion tani do kohë shtesë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Burime të “Kohës Ditore” kanë thënë të martën se përfaqësuesit e të tria partive që përbëjnë koalicionin fitues relativ të zgjedhjeve të parakohshme do të kërkojnë në takimin konsultativ të së mërkurës që vazhdimi i seancës të thirret për javën e ardhshme.

“Përfaqësuesit e PDK-së, AAK-së dhe Nismës do të marrin pjesë në takimin konsultativ. Ka një përcaktim brenda koalicionit që të shkohet në seancë, por kohën e mbajtjes së saj është vendosur ta propozojë PDK-ja, meqë kryetarin e vet do ta kandidojë për kryeparlamentar”, ka thënë ky burim brenda koalicionit PAN.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.