Partitë kryesore në koalicionin qeverisës janë duke e mbajtur të bllokuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mes vete për nominimin e anëtarëve të rinj, shkruan sot Koha Ditore.
Burime të gazetës kanë thënë të premten se deri tash, para presidentit nuk i kanë dërguar propozimet për emërimin e anëtarëve të KQZ-së vetëm PAN-i (PDK, AAK e Nisma), që në këtë proces njihet si subjekt i vetëm, ndonëse partitë që e përbënin këtë koalicion parazgjedhor funksionojnë si grupe parlamentare më vete, që nga konstituimi i legjislaturës së re.
Formula kushtetuese ka kushtëzuar që numri i anëtarëve të PAN-it në KQZ të përgjysmohet. PDK-ja, si parti më e madhe, i kishte dy anëtarë, e AAK-ja dhe Nisma nga një...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
VV-ja e AAK-ja ende s’kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje
-
Refuzohet certifikimi i dy partive politike
-
Asnjë listë kandidatësh e dorëzuar deri tani për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Subjektet e vogla kërkojnë strehë te partitë e mëdha
-
Më 7 qershor garojnë 22 parti politike e 3 koalicione, 9 parti s’marrin pjesë