Arbëri

Palokaj: Për BE-në dhe SHBA-në, Asociacioni është prioritet në dialog

Korospodenti i Kohës në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka deklaruar se që nga mëngjesi është diskutuar një propozim i emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak për sekuencimin e hapave në implementimin e marrëveshjes së Ohrit dhe aneksit të zbatimit.

Ai ka thënë se pala kosovare ka përsëritur qëndrimin se të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të zbatohen pa pasur ndonjë prioritet dhe se kjo duhet të ndodhë pa marrë parasysh qëndrimet subjektive të palëve.

Palokaj ka thënë se tash e një kohë të gjatë më së shumti dëgjohet se Asociacioni është obligim kryesor i Kosovës dhe se pa marrë parasysh se nuk shkruhet në dokumente, ai është prioritet mbi të gjitha prioritetet.

“Ai tha gjithashtu se është diskutuar edhe për mënyrën se si do të funksionojë komisioni për mbikëqyrjen e implementimit dhe si do të punojnë edhe grupet për implementimin e pikave të marrëveshjes. Bislimi konfirmoi se pala serbe ka insistuar në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duke shtuar se gjithashtu se nuk ju intereson Kushtetua e Kosovës por ju intereson vetëm zbatimi në atë mënyrë siç është obliguar ish-kryeministri Isa Mustafa”, ka thënë ai.

Palokaj ka shtuar se Bislimi ka thënë se Lajçaku ka sqaruar një deklaratë të tij kur ka thënë se pikënisje për themelimin e Asociacionit është drafti i përgatitur. Sipas tij, pikënisje ka qenë vetëm propozimi i draftit.

Ai ka deklaruar se nga BE-ja është kërkuar që palët të mos bëjnë deklarata që mund të ndikojnë në procesin e dialogut.

Ka shtuar se nuk ka pasur përafrim të palëve dhe se procesi është ende në sqarimin e hapave.

“Marrëveshja thotë se të gjitha pikat duhet të implementohen pa pasur prioritet ndonjëra. Ky takim i sotëm ishte vetëm për të ndihmuar, edhe pse priten takime të ardhshme ndonëse nuk ka data. Kemi dy propozime për Asociacionin, një nga ekipi menaxhues i cili u refuzua nga Qeveria e Kosovës dhe një draft-vizion i propozuar nga kryeministri Albin Kurti. Por në këtë moment askush nuk thotë se njëri prej tyre është i duhuri por të gjithë thonë se duhet të arrihet një marrëveshje”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në BE thuhet se Kosova duhet të vijë me propozim për Asociacionin.