Ushtruesi i detyrës së zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer ka përsëritur qëndrimin e Washingtonit se vendimi i Prishtinës për taksë ndaj mallrave serbe duhet të pezullohet në mënyrë që të hapet rruga e dialogut me Beogradin.
Sipas njoftimit nga Washingtoni, në bisedën mes Palmerit dhe ministrit për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq është vlerësuar se të gjitha temat e hapura duhet të zgjidhen me dialog dhe se taksa duhet të pezullohet, transmeton RTK.
“Mbështetja e SHBA-së për krijimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Kosovë është me rëndësi të madhe”, deklaroi Jevtiq.
Në njoftimin e publikuar nga kabineti i tij thuhet se ai së bashku me Palmerin, në Washington është takuar edhe me përfaqësues të tjerë amerikanë.
-
Palmer: Prishtina të heqë taksën, e Beogradi të ndalë fushatën për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës
-
SHBA-ja thërret Kosovën të heq taksën e Serbisë të ndalojë fushatën e lobimit kundër
-
SHBA-ja thërret Kosovën të heq taksën e Serbisë të ndalojë fushatën e lobimit kundër
-
Palmer për VOA: Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë e gatshme të suspendojë taksën
-
Scott: Qeveria e re në Kosovë ta heqë taksën dhe të rifillojë dialogun me Serbinë