Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europën Juglindore, Mathew Palmer, sot gjatë paradites ka ftuar liderët e shqiptarëve dhe të serbëve në Kosovë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, bën të ditur RTK2 në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.
Sipas këtij burimi, në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësuesit e opozitës Agim Veliu e Albin Kurti. Nga përfaqësuesit e komunitetit serb ishte Goran Rakiq i Listës Serbe dhe Sllobodan Petroviq nga Partia e Pavarur Liberale.
Bëhet e ditur se temë e takimit ishte zhbllokimi i dialogut midis Prishtinës e Beogradit.
Lidhje me këtë takim, nuk ka pasur njoftim nga burime të tjera.
-
Palmer: S’ka afat, por ndihet një urgjencë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi
-
Palmer nesër në Prishtinë mban takim me studentë dhe shoqërinë civile
-
Sekretari amerikan i Shtetit ndalet edhe në Prishtinë
-
Escobari dhe Lajçaku të martën takohen edhe me liderët opozitarë
-
Palmer: Prishtina e Beogradi mund të nënshkruajnë marrëveshje këtë vit