Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pal Lekaj thotë se “Epopeja e Çabratit” s’na lë të harrojmë si u arrit liria

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka përkujtuar “Epopenë e Çabratit” përmes një postimi në Facebook, duke thënë se këto data nuk na lënë të harrojmë si u arrit liria e dhe pavarësia e Kosovës.

18 vjet më parë në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civil. Po ashtu, më 7-8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetar të kësaj lagje, transmeton Koha.net.

Shkrimin e tij, pa ndërhyrje, mund ta lexoni më poshtë:

Sot me pijetet dhe nderim të lartë kujtojmë "Betejën e Çabratit".

Ashtu si në gjithë formacionet e popullit të organizuara për rreth UÇK-së edhe në qytetin e Gjakovës kishte ndodhur kjo.

Para 18 viteve shumë djem e vajza ishin organizuar në mbrojte të civilëve të cilët ishin të vendosur në Çabrat, e ku më datat 7, 8 dhe 9 maj kishte ndodhë përballje e pabarabartë, në të cilën ranë dëshmorë dhjetëra djem nga Gjakova në mbrojtje të civilëve të pafajshëm të cilët ishin të rrezikuar nga forca të mëdha policore, paramilitare e ushtarake serbe të cilët vranë dhe zhduken gjatë këtyrë ditëve dhjetëra shqiptarë.

Edhe 24 vjet nga “Epopeja e Çabratit” Arbëri 24 vjet nga “Epopeja e Çabratit”

Këto data dhe beteja të mbushura përplot me sakrificë janë shënja të përjetshme që nuk do të na lënë të harrojmë se si u arritën Çlirimi, Liria dhe Pavarësia e Kosovës.

Lavdi të rënë në "Epopen e Çabratit"!

Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!