Në Drejtorinë e Shërbimeve Publike të Pejës janë shpeshtuar rastet e ankesave të qytetarëve për moszbrazjen e rregullt të kontejnerëve nëpër disa pika në Pejë.
“Nuk jemi të kënaqur me punën e kompanisë ‘Ambienti’, sepse kohët e fundit ka shumë ankesa të qytetarëve për moszbrazje kontejnerësh”, thotë drejtoresha e Shërbimeve Publike të Pejës, Xhevahire Çeku-Kelmendi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mirëpo në kompaninë “Ambienti” pranojnë se ka pasur ankesa të qytetarëve vetëm për dy pika në qytet, por siç thonë në këtë kompani ka pasur pak vonesa për shkak të defekteve të shfaqura në automjete.
“Jemi duke i zbrazur kontejnerët rregullisht, por kemi pasur ankesa për dy pika për shkak të vonesave që na janë shfaqur nga defektet teknike në automjete. Mirëpo kemi mjaft probleme në disa pika në qytet ku janë kontejnerët dhe nuk po mund t’i zbrazim shkaku i makinave që parkohen afër kontejnerëve dhe nuk po mund t’u qasemi me automjetet tona për t’i ngarkuar në kamionë”, thotë Nexhat Avdullahu, drejtor i kompanisë së mbeturinave “Ambienti” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Peja e “mbuluar” nga mbeturinat, kompania paralajmëron shtrenjtimin e tarifave
-
VV-ja thotë se në Pejë nuk ka menaxhim të mirëfilltë të mbeturinave, “Ambienti” kundërpërgjigjet
-
Bora vështirëson grumbullimin e mbeturinave në pjesët kodrinore
-
Dy javë me kontejnerë të stërmbushur në Podujevë
-
Qytetarët në Bardhosh ankohen për mbeturinat, thonë se s’janë larguar tërë janarin