Kosovarët kanë pak gjasa që të mund të pajisen me pasaporta të Shqipërisë e aq më pak të mund të lëvizin pa viza Schengen. Kjo pasi ligjet atje nuk parashohin një gjë të tillë.
Ndërkaq, deklaratat e Presidentit Thaçi për këtë çështje vlerësohen si deklarata populiste dhe të rrezikshme për statusin e vetë Shqipërisë në zonën Schengen.
Në praktikat ballkanike, dyshtetësia nuk është që u garanton qytetarëve të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.
Labinot Greiçevci, ligjërues i së Drejtës Ndërkombëtare, thotë se rasti i serbëve të Kosovës tregon se dyshtetësia nuk është që të mundëson lëvizjen pa viza.
Por kosovarët edhe ligjërisht në Shqipëri e kanë të pamundur të marrin pasaportën e shtetit shqiptar.
Pavarësisht se kushtetuta e saj në nenin 8 thotë se Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj, ligji për shtetësinë shqiptare nuk lë hapësira për fitimin e shtetësisë.
Shtetësia shqiptare fitohet përmes lindjes, me natyralizim dhe birësim.
Edhe
Pak gjasa që kosovarët të marrin pasaporta të Shqipërisë, deklarata e Thaçit populiste
Me natyralizim, një i huaj mund të fitojë shtetësinë vetëm nëse ka banuar ligjërisht në territorin e saj për jo më pak se 5 vjet.
Të ketë banesë dhe të disponojë të ardhura të mjaftueshme, të mos ketë qenë ndonjëherë i dënuar në shtetin e vet.
Ligji parasheh që të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t'i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, por vetëm në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar.