Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paga minimale prej 170 euro po konsiderohet diskriminuese

Afërdita nuk është e vetmja punëtore që jeton me një pagë minimale.

Shumë punëtorë të sektorit privat, edhe pse mezi mbijetojnë me këto paga, nuk pranojnë të ankohen në media, nga frika e hakmarrjes së kompanive, në të cilat punojnë, raporton KTV.

Nga ana tjetër, bizneset duke u mbështetur nga ligji që përcakton pagën minimale nga 135 euro në muaj, e shfrytëzojnë atë duke mos ua rritur punëtorëve pagat tash e disa vjet.

Paga minimale u caktua 6 vjet më parë dhe e tillë vazhdon të mbetet, pavarësisht që sindikalistët zotohen se do të angazhohen që minimalja të rritet.

Ajdini thotë se ka punëtorë, të cilët nuk e marrin as këtë shumë të të hollave, pasi ka raste kur të njëjtit janë paguar vetëm 100 euro në muaj.

Edhe (Ç)Rregullimet nga paga minimale BETIMI PËR DREJTËSI (Ç)Rregullimet nga paga minimale

Ai kërkon që numri i inspektorëve të rritet në mënyrë që të identifikohen kompanitë që bëjnë shkelje dhe t’u shqiptohen më shumë gjoba.

Ndërkaq, ligjërues të Fakultetit Ekonomik thonë se së pari duhet luftuar ekonomia joformale dhe me rritjen ekonomike të rritet edhe paga minimale.

Mungesa e kontratave të punës ndikon mjaftueshëm që disa punëtorë të mos paguhen as në bazë të pagës minimale.

Në Këshillin Ekonomik-Social është kërkuar që të bëhen ndryshime të kuotës

Edhe Edhe qytetarët kërkojnë që paga minimale në sektorin privat të jetë 350 euro Video Edhe qytetarët kërkojnë që paga minimale në sektorin privat të jetë 350 euro

diskriminuese për të rinjtë nën 35 vjeç, ndërsa mbi këtë moshë të jetë deri 170 euro.

Por, ky propozim ka mbetur vetëm në letër, pasi që këto ndryshime ligjore nuk është arritur të bëhen asnjëherë.