Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.
Urimi i Pacollit:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë nderuar qytetarë të besimit Islam,
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Aleancës Kosova e Re, të Ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në këtë muaj të shenjtë, ne duhet të mendojmë edhe për obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes, dhe ndaj gjithë shoqërisë.
Uroj që muaji i shenjtë i Ramazanit, të sjellë ngrohtësinë dhe lumturinë në çdo familje dhe të na kujtojë të gjithëve, që përherë të mbajmë në vete mirëkuptimin, solidaritetin dhe dashurinë ndaj njeri tjetrit.