Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli: U kërcënova, prandaj hyra në koalicion me LDK-në

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli në Interaktiv të KTV-së ka thënë se është kërcënuar, gjë që ka ndikuar që të hyjë në koalicion me LDK-në.

Ai ka refuzuar të pranojë nëse është kërcënuar nga PDK-ja, megjithatë ka pranuar se ka mbajtur takim në rezidencën e tij me krerët e PDK-së para se të hynte në koalicion me LDK-në.

“Po, jam kërcënuar dhe kjo ka ndikuar që të hyjë në koalicion me LDK-në. Mora një mesazh në moment të fundit kur e mora këtë vendim. Por, s’kam hyrë për inat të askujt”, ka thënë ai, derisa ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjen nëse është kërcënuar nga PDK-ja.

Marrëveshjen e nënshkruar me Isa Mustafën e ka pranuar në natën e fundit, por ka thënë se nuk do eci nën hije të tij.

Koalicionin me LDK-në ai e konsideron si të përshpejtuar, megjithatë edhe me VV kishte pasur takime të shumta qysh para 5 muajsh.

“Më vije keq që nuk jemi në koalicion edhe me VV”, ka thënë Pacolli, për të cilën thotë se nuk premtoi koha.

Edhe Behgjet Pacolli është dorëhequr nga pozita e kryetarit të AKR-së Arbëri 8 muaj më parë Behgjet Pacolli është dorëhequr nga pozita e kryetarit të AKR-së

Pacolli ka thënë se kanë bërë dy sondazhe, që më pas kaluan pragun në çfarëdo forme, e më pas thotë se “diçka” e shpejtoi këtë koalicion që në fund vendosën të shkonin me LDK-në.

“Një ditë do ta mësoni arsyen se çfarë ka ndodhur, ishte natë e ndodhive të mëdha e këtë do ta mësoni në librin tim të cilin jam duke e shkruar”, tha Pacolli.

Ai kategorikisht ka mohuar se në të ardhmen do të ketë bashkëpunim me PDK-në.