Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin, për caktimin e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, përgjegjës për organizimin e mbledhjeve të përbashkëta me Këshillin e ministrave të Shqipërisë dhe organizimet e mbledhjeve tjera të përbashkëta eventuale.
Në takimin e sotëm të kabinetit qeverisës, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli tha se i ka dërguar letër ministrave nga të cilët ka kërkuar që t’i dërgojnë në Ministrinë e Jashtme, të gjitha propozimet për marrëveshje, të cilat do të nënshkruhet në mbledhjen e përbashkët, me qëllim që të koordinohen institucionet e vendit dhe që të mos dalin qesharakë në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë.
“Tani e kemi z. Limaj zv/kryeministrin e Kosovës, i cili do të koordinojë me të gjitha Ministritë këto çështje dhe në fund t’i akordon me ministritë sipas ligjit për MPJ. Bashkëpunimi me MPJ është gjithmonë aty, gjithmonë në kohë reale dhe mos u vononi. Kisha dashur që projektet ose propozimet e juaja të kenë një bazë, e baza arrihet me punën e juaj që do ta bëni me homologët tuaj në Shqipëri, të mos dalim qesharakë në atë mbledhje. Të mos jetë një mbledhje vetëm për tu fotografuar, por për të shkuar më gjëra konkrete, para diskutume në mënyrë që të jemi të bindur që marrëveshja e nënshkruar nuk do të lihet në sirtar diku”, tha ai.
-
Limaj dhe Rama zotohen të thellojnë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri
-
Limaj caktohet përgjegjës për mbledhjet e përbashkëta me Shqipërinë
-
Limaj nga Prizreni: Pavarësisht kundërshtimit të Vuçiqit, unë do ta udhëheq dialogun me Serbinë
-
Koalicioni Nisma-AKR-PD nominon Limajn për kryeministër
-
Ende pa nisur unifikimi diplomatik Kosovë-Shqipëri shtohen konfuzionet