Numri dy i Qeverisë dhe kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bashkuar në një darkë në shtëpinë e tij të gjithë mysafirët e shquar, që morën pjesë në shënimin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ish-Presidentët, Stjepan Mesiq, Rexhep Mejdani, Fatmir Sejdiu, Presidenti shqiptar Ilir Meta me bashkëshorte, diplomatë, Ambasadorë nga shumë vende të botës, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes dhe mysafirë të tjerë e festuan vitin jubilarë të Pavarësisë si mysafirë të veçantë të Ministrit të Jashtëm Pacolli, thuhet në njoftimin nga MPJ.
“Gjatë kësaj darke u diskutua për tema të ndryshme mbi bashkëpunimin e Kosovës me shtete të ndryshme të botës dhe Organizatat Ndërkombëtare në përgjithësi”, përfundon njoftimi.
-
Kurti mirëpret Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë, ritheksojnë zgjerimin e bashkëpunimit
-
Begaj uron Pavarësinë: Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë
-
Liderët botërorë urojnë 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
-
Meta letër Thaçit në Ditën e Pavarësisë: Të mbizotërojë uniteti
-
Meta uron Kosovën për 11-vjetorin e Pavarësisë