Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ka deklaruar se shteti serb ka bërë një luftë të pamëshirshme kundër anëtarësimit të vendit tonë në këtë organizatë.
Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet t’i japin rëndësi shumë të madhe dialogut, pasi sipas tij duhet krijuar perspektiva për qytetarët e vendit tonë.
“Ne e pamë se dy shtete nga dy Oqeania, dy shtete të vogla u anëtarësuan pa asnjë problem dhe Kosova jo, oponenca është tepër e madhe, kundërthëniet janë të mëdha dhe Serbia bëri një luftë të pamëshirshme, me të gjitha mjetet kundër anëtarësimit të Kosovës. Ne na mbetet që të jemi konstruktiv dhe t’i japim rëndësi shumë të madhe dialogut. Ne duhet të krijojmë perspektivë për qytetarët e Kosovës, për rininë tonë, duhet të krijojmë paqe, t’ua heqim barrën të rinjve tanë dhe ata të ecin përpara. Unë e konsideroj se nuk duhet të ndalemi, ne duhet të angazhohemi edhe më tepër që të arrijmë deri paqja me Serbinë dhe çdo gjë duhet të jetë më e lehtë”, ka thënë ai.
Ministri Pacolli ka thënë se institucionet e Kosovës kanë bërë punë të madhe për anëtarësimin në Interpol, spektri politik i vendit tonë unitet në këtë drejtim.
“Sot nuk ka fitues, nuk ka fituar as Kosova as Serbia, por mund të them se i vetmi fitues sot është e keqja. Më vjen shumë keq që punën tonë që e kemi bërë që një vit jemi të angazhuar, institucionet e Kosovës, është bërë një punë e madhe dhe kjo sot kjo nuk u shpërblye. Edhe pse e patë që Kosova morri më së shumti vota, por e pamë se të gjithë se është vështirë në këto kushte të sigurohen 2/3 e votave të bashkësisë ndërkombëtare. Unë besoj se nuk duhet të dekurajohemi, Kosova si shtet duhet të ec përpara, institucionet e Kosovës duhet të forcohen, kërkoj nga spektri politik i Kosovës unitet në këtë drejtim dhe ne nuk duhet të na habit, por duhet të bëhemi edhe më të fortë të ecim përpara”, ka thënë ai, raporton Ksp.
Kreu i diplomacisë kosovare ka thënë se ka pasur shtete që nuk e kanë njohur Kosovës dhe kanë votuar pro anëtarësimit në Interpol, por ka pasur edhe shtete të cilat e kanë njohur dhe kanë abstenuar. Për këtë të fundit, Pacolli tha se duhet të gjejnë arsyen pse ka ndodhur kjo.
Edhe Mosanëtarësimi i Kosovës në INTERPOL: Politizimi i sigurisë dhe pasojat për rajoninNdërsa, ka thënë se është e vështirë të dihet lista e të gjitha shteteve se si kanë votuar, por u shpreh se do të ishte shumë interesante që të dihet që pastaj të punojnë me ato shtete.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se mos pranimi i Kosovës në Interpol, ku nevojiteshin dy të tretat e votave për anëtarësim, i bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk duhet t’i gëzohet këtij fakti.
68 vende votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol, 56 ishin kundër dhe 16 vende abstenuan.
-
Kosova nuk aplikoi as këtë vit në Interpol, Serbia e synon Byronë Rajonale në Beograd
-
BE: Serbia po shkel obligimet me kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol
-
Palokaj: Kosova ka përvoja se edhe kur ka pasur të drejtë, është përballur me pasoja për veprimet e bëra
- Sikur Serbia të ishte ashtu siç e sheh Brukseli, do të ishte më mirë për të gjithë