Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli në Greqi flet për lidhjet e Kosovës me Europën

Ministri i jashtëm Behgjet Pacolli po merr pjesë në ministerialin e vendeve të Procesit të Vishegradit plus 4 vende të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Greqi, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

“Mos e harroni Kosovën. Kosova është krijesë e Bashkimit Europian dhe ne jemi pjesë natyrale e Europës. Baballarët që udhëtonin me hekurudhë përgjatë Europës 50 vjet më parë e kanë të vështirë t’i shpjegojnë fëmijëve të tyre sot pse ata nuk mund të udhëtojnë”, i tha ai me këtë rast.

I prezantuar nga nikoqiri, ministri i jashtëm grek Kotzias “si njeriu që përfaqëson Kosovën”, Pacolli foli për lidhjet e forta tradicionale të Kosovës me Europën/

Lidhur me këtë, ai tha: “50 vjet më parë gjyshërit dhe baballarët e Kosovës udhëtonin lirisht me tren përgjatë Europës në hekurudha që sot janë vjetëruar. Sot ata e kanë të vështirë t’i shpjegojnë fëmijët dhe nipërve të tyre pse ata nuk kanë të drejtë të udhëtojnë”.

Duke vlerësuar Strategjinë e Zgjerimit si perspektiva unike për Kosovën dhe rajonin, shefi i diplomacisë kosovare, shprehu shqetësimin që “një vend i krijuar nga Bashkimi Europian, me një legjislacion tërësisht sipas normave europiane, rrezikon të harrohet megjithatë, si tregon izolimi i qytetarëve të Kosovës për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave.”

Duke ju referuar fjalimit të Sekretarit të shtetit për punët europiane dhe marrëdhëniet me jashtë, Ivan Korçok, ministri Pacolli i bëri thirrje publike atij që Sllovakia ta njohë Kosovën sa më shpejt si kontribut për bashkëpunimin europian.