Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, në konferencën franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve te zjarrit në Ballkanin Perëndimor, rikonfirmoi angazhimin e vendit tonë për të qenë pjesë shumë aktive e kësaj përpjekje.
Ai me këtë rast tha se krimi e trafiku nuk njohin kufij, ndaj lufta kundër tyre duhet të jetë ndërkufitare dhe e bashkërenduar.
“Bashkë me ministrin e brendshëm paraqitëm plane konkrete për bashkëbiseduesit tanë - kolegët nga rajoni, institucionet franceze dhe gjermane dhe organizatat ndërkombëtare të pranishme. Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet shtetërore është e përkushtuar që t’i kontribuojë sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë”, shkruan Pacolli në Facebook.
-
27 vjet pas luftës prezantohet lista preliminare e viktimave
-
Haxhiu: Është koha që BE-ja të bashkohet për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat
-
Kurti, Hoxhajt: Bashkërendimi mes Kosovës dhe Shqipërisë s’është zgjedhje, por detyrë
-
Kurti: Xhandarmëria do ta plotësojë boshllëkun mes Policisë dhe FSK-së
-
Qeveria në detyrë synon ta pastrojë Kosovën me 1 milion euro