Qeveria e Kosovës nuk është distancuar nga oferta që zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli i ka bërë kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, për të vendosur bashkërisht që Mitrovica Veriore të bëhet zonë e lirë tregtare.
Nga jashtë Qeverisë, deklarata është cilësuar si shumë e rrezikshme, shkruan sot Koha Ditore.
Pacolli, i cili është edhe ministër i Punëve të Jashtme, ndodhet në Washington.
Një ditë më parë, politikani miliarder i Kosovës atje ka folur në konferencën e Këshillit të Atlantikut me temën “Po vjen stuhia? Formësimi i së ardhmes së Ballkanit në epokën e pasigurisë”. Gjatë fjalimit ka shtruar nevojën që të zvogëlohet burokracia, të forcohet ndërmarrësia private dhe të sillen lojtarët globalë në rajon... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Pacolli Daçiqit: Eja ta shpallim Mitrovicën veriore zonë të lirë
-
Debat i ashpër midis Pacollit e Daçiqit në Helsinki
-
Pacolli: Pompeo me pozicion parimor, inkurajoi Serbinë për rifillimin e dialogut
-
Cili do të ishte kompromisi me Kosovën, sipas Daçiqit
-
Daçiqi: Nuk mund të thuhet se SHBA-ja është për ndryshim kufijsh