Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka kritikuar qeveritë e kaluara, duke thënë se shteti është mjelë e vjedhur për 20 vjet e po kërkohet tash që Qeveria Kurti për nëntë muaj ta ngrejë në këmbë.
Ajo ka thënë se s’ka rrymë tash pasi është vjedhur e shitur rryma.
“20 vjet e kanë vjedh dhe e kanë mjelë këtë shtet e po lypin nga Qeveria Kurti për 9 muaj me e ngrit në këmbë. Për mos me ardh në këtë ditë është dasht me punu me mish e me shpirt për këtë vend e jo me e vjedh e milionat e tyre me i mbajt offshore. Të kishte pasur shteti ynë rezerva veç sa kanë disa individ (ish pushtetarë e bashkëpuntorë të ish-pushtetarëve) pasuri ndryshe do të ishim sot. S’ka rrymë, sepse e kanë shit dhe e kanë vjedh. Po të kishim punuar mirë e mbarë për 20 vjet sot Kosova do të ishte në gjendje të furnizonte shtetet e rajonit me rrymë e jo të mbetej vet pa të. S’ka rrymë, sepse ish pushtetarët dhe bashkëpunëtorët e tyre e kanë hangër deri në palcë këtë vend”, ka shkruar Pacolli.
-
Kurti me kritika për ish-qeveritë: E lanë shtetin të gjakonte dhe të papërgatitur për shekullin XXI
-
Pacolli e quan opozitën “të shkretë”: Po rreshtohen në të njëjtën linjë me Listën Serbe
-
Bajrami: Subvencionimi i energjisë s’ka favorizuar qytetarët, por tregtarët
-
Bajrami: Partia në pushtet, përgjegjëse pse s'ka rrymë
-
Murati: S’mund të rregullohet për një mandat diçka që u shkatërrua për 20 vjet