Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka theksuar se rasti i nëpërkëmbjes dhe cenimit deri në skllavërim, i një vajze 16 vjeçare, dëshmon dështimin e një morie institucionesh.
Ai ka kërkuar që përpilohet listë publike me siç ka thënë të gjithë “këta shkelës monstruozë dhe kushdo që guxon të prekë nderin dhe moralin e tjetrit, të konfirmuar me vendim nga një gjykate”.
“Atyre do t'ju ndalohej ushtrimi i çfarëdo roli a pozite zyrtare”, thotë ai.
Ky është postimi i plotë i Pacollit:
I alarmuar nga rasti i sotshëm monstruoz i shkeljës së dinjitetit dhe i fyrjes që i bëhet vlerave e traditës sonë, si dhe cënimit të vet themeleve ligjore e institucionale nuk mund të qëndroj indiferent nga ajo çfarë pamë e dëgjuam sot.
Edhe
Sveçla: Serbia të izolohet derisa Vuçiqi të marrë masa ndaj Paunoviqit
Rasti i nëpërkëmbjes dhe cënimit deri në skllavërim, i një vajze 16 vjeçare, dëshmon dështimin e një morie institucionesh, prandaj së shpejti do të propozoj që sikurse në botën e civilizuar dhe demokratike, këta shkelës monstruoz dhe kushdo që guxon të prek nderin dhe moralin e tjetrit, të konfirmuar me vendim nga një gjykate, me automatizëm të figuroj në një listë publike të ofenduesve seksual.
Atyre do t'ju ndalohej ushtrimi i çfarëdo roli a pozite zyrtare. Madje një listë dhe masë e ngjashme, do të duhej t'i nxirrte siç janë, edhe ata që dënohen për korrupsion. Kupa është mbushur, duhet veprim urgjent institucional!
-
U shkëputen kontratat 20 serbëve që merrnin paga pa punuar në Ministrinë e Mjedisit
-
Kosova padit Paunoviqin pas deklaratës për “spastrimin etnik”
-
Pas dëmtimit të memorialit “Zahir Pajaziti”, Hoti: Këto raste janë shpeshtuar, të trajtohen me seriozitet
-
Lamallari paralajmëron shpallje të tjera “non grata”