Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në “Express Intervistën” e KTV-së, ka thënë se rasti i dështimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO mund të ndodhë me mos liberalizimin e vizave.
Pacolli ka thënë se Kosovë mund të mos marr liberalizimin e vizave pasi qeveria nuk ka raport të detajuar se nga cilat shtete ka votën për liberalizim. Sipas saj, Kosova ka dështuar të lobojë për liberalizim vizash te vendet evropiane, ashtu siç dështoi për anëtarësim në UNESCO.
Deputetët e Kuvendit janë këshilluar që të lobojnë për vizat në një takim që pritet të mbahet me deputetët evropian gjatë muajit shtator, por sipas Pacollit, vjeshta është e vonshme për vizat.
“Gjatë muajit shtator jemi vonë për këtë vit. Po të kishim shpresa se do të bëhej sivjet sikur qeveria do të na dërgonte raport se në cilat vende ka lobuar për liberalizim të vizave. As qeveria nuk e di se cilat shtete do të votojnë për liberalizim. Ngjashëm sikur në UNESCO mund të ndodh edhe për vizat sepse qeveria nuk ka lobuar mjaft”, ka thënë Pacolli.
Deputetja e VV-së ka folur edhe për Raportin e Progresit për Kosovën të publikuar sot.
Edhe
Qeveria e di se as këtë vit nuk hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, thotë VV-ja
Në këtë Raport është përfshirë edhe deportimi i gjashtë shtetasve turq për në Turqi, të cilët kishin leje qëndrimi në Kosovë. Sipas këtij raporti, deportimi i turqve është shkelje e sundimit të ligjit në Kosovë, derisa Pacolli ka thënë se skandali me shtetasit turq mund të ndikojë negativisht në votën e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave.
“Mund të ketë ndikim në votë të Parlamentit Evropian. Ne si deputetë kemi paralajmëruar krijimin e një komisioni hetimor, por ka pasur hezitime nëse do ta bëjmë apo mos ta bëjmë”, ka thënë Pacolli.
Deputetja e VV-së ka thënë se vonesat e krijimit të këtij komisioni hetimor janë bërë për shkak se deputetët ende nuk e kanë të qartë se kush i arrestoi dhe kur u arrestuan shtetasit turq që kishin leje qëndrimi në Kosovë.
“Nuk e kemi të qartë se kush i arrestoi, si arrestuan shtetasit që kanë pasur leje qëndrim. Kjo çon mesazh negativ te shtetet evropiane sepse e dimë se BE-ja është kundër pushtetit të presidentit në Turqi. Kuvendi po e zvarrit sepse e kemi qeverinë e përfshirë në këtë rast”, ka thënë deputetja Pacolli.
“Në Kosovë nuk kemi parlamentar që mbrojnë ligjet por operojnë në bazë të sinjaleve që jep partia. Kur komisioni del me gjetjet kur dhe si u depërtuan. Kjo përçon mesazh se Kosova nuk respekton të drejtat e njeriut. Shteteve Evropiane i është kërkuar dorëzimi i shtetasve turq por ato nuk e kanë bërë. Raporti thotë se nuk ka asnjë progres sa i përket lirisë së shprehjes. Kjo tregon se në Kosovë po ndërtohet një shtet autoritar dhe jo demokratik”, ka thënë ajo.
Deputetja Pacolli ka mbrojtur qëndrimin e saj se sivjet nuk do të ketë liberalizim vizash për Kosovën. Ajo ka folur edhe për takimin e Komisionit për integrime evropiane me zyrtarë të Bashkimit Evropian, për të cilin ajo u kritikua për shkak të deklaratave pas përfundimit të këtij takimi.
Edhe
Pacolli i qëndron prapa deklaratave për vizat, ka një porosi për kolegët nga Komisioni parlamentar
“Së pari, unë atë e kam bërë në konferencë dhe deklarova se në bazë të asaj që u diskutua, konstatoj se, pra në bazë të fjalive që tha përfaqësuesi, nuk kam dhënë konstatime nëse ata dhanë apo nuk dhanë afat ndonëse ata nuk japin afate”, ka sqaruar Pacolli.
“Përfaqësuesi i BE-së thotë: ‘shpresoj që të merrni rekomandimin pozitiv’ dhe fjala ‘shpresoj’ nuk është fjalë që shpreh se ne do të marrim rekomandim pozitiv”. Nuk japin afat dhe sikur të kishim më shumë siguri atëherë edhe këto fraza do të ishin më pozitive”, ka thënë deputetja Pacolli.