Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nuk ka ndonjë kosovarë të lënduar nga sulmet në bazat amerikane në Irak.
Ai thotë se kosovarët që punojnë në Irak janë mirë dhe të sigurt, transmeton Koha.ne.t
“Shumë qytetarë të Kosovës punojnë në bazat ushtarake amerikane dhe të koalicionit në Irak, përfshirë ato që kanë qenë shënjestër e sulmeve të mbrëmshme iraniane. Puna është duke vazhduar për të identifikuar të gjithë kosovarët, por informatat e para janë që dhjetëra kosovarë punojnë në këto baza”, ka shkruar ai.
Ai thotë se Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të ngushtë me autoritetet për të siguruar sigurinë e kosovarëve.
“Në të gjitha kapacitetet tona ne do të ofrojmë ndihmën e nevojshme. Deri më tani të gjithë kosovarët janë të sigurt dhe shëndosh e mirë”, ka shkruar Pacolli.
-
Asnjëri nga 250 shqiptarët nuk është lënduar gjatë sulmit iranian në bazën Ain al-Asa
-
Veseli dënon sulmin iranian: “Kosova qëndron përkrah SHBA-së”
-
Zyrtarët irakianë pohojnë se nuk ka pasur viktima nga sulmet iraniane
-
MPJ: Kosova dënon sulmet ndaj Ambasadës amerikane në Bagdad
-
Riintegrimi i vështirë i të kthyerve nga Siria