Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli dënon ashpër sulmin në Teksas

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, shpreh keqardhje dhe dënon ashpër sulmin e sotshëm, që ndodhi në një Kishë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga i cili, sipas raportimeve të deritashme disa njerëz u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën.

“Shpreh keqardhje dhe e dënoj ashpër sulmin tjetër të tmerrshëm, që ndodhi sot në një objekt kulti fetar, në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përderisa detajet dhe qëllimet e këtij sulmi kriminal janë ende objekt hetimi i autoriteteve përgjegjëse, bashkëshortja dhe unë dëshirojmë t’i përcjellim nëpërmjet popullit dhe institucioneve amerikane ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të plagosurve shërim sa më të shpejtë.”- përfundon deklarata e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmi ndodhi në një kishë në Teksas ku humbën jetën të paktën 27 persona ndërsa të plagosur mbetën 30.

Policia ka arritur ta vrasë sulmuesin.