Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shtruar një pyetje në profilin e tij në Facebook, të enjten.
“E kuptuat sa shumë premtuan në fushatë?”, ka shkruar ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vetëm shikoni lajmet nga politika, nga mëngjesi deri në orarin e syfyrit si debatohet vetëm rreth një DEBATI dhe kurrgjë tjetër. Askush nuk flet për hallet e qytetarit, për varfërinë në rritje, për gjendjen e spitaleve dhe shëndetësisë sonë, për shkatërrimin e mjedisit, për hasmërinë e krijuar (nga politika) mes njerëzve; për izolimin tonë ndërkombëtar. Pse, menjëherë pas fushatës, si me magji u zhdukën nga fjalët e politikanëve problemet dhe zgjidhjet që ofronin? Mos vallë u zhdukën problemet?”, ka thënë Pacolli më tej.
Është përgjigjur vetë.
“Jo, ato janë si një mal i madh para nesh. Qytetarët dhe hallet e tyre janë harruar, sikur mos të ekzistonin e nga ana tjetër tek akterët e ‘politikës’ dominojnë vetëm konfrontimet rreth Debatit, se kush do të jetë Kryeministër”.
Sa keq, sa e vrazhdët e sa primitive që nuk do të mjafton as lapsi e as letra për t'a shprehur këtë.