Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli ankohet se LDK-ja ia bëri me hile

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit do të ketë katër deputetë. Ndonëse sipas Pacollit do të duhej të ishin shtatë prej tyre.

Pacolli ka thënë se tashmë votat janë numëruar dhe nuk mund të ketë ndryshime mirëpo beson se partneri i madh i koalicionit, LDK-ja i ka bërë hile gjatë numërimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Këtu kam një koment për partnerin e madh të koalicionit. Kam frikë se është abuzuar pak me votat brenda koalicionit. I shoh raportet zgjedhore që rrjedhin prej vendvotimit çdo ditë dhe çdo ku është intervenuarnë ato raporte. Do të ishte një gabim trashanik nëse dikush e ka bërë brenda koalicionit gjegjësisht mes deputetëve të koalicionit. Po, kam dyshime të bazuara”, ka thënë Pacolli në Rubikon të KTV-së.

Behgjet Pacolli, Islam Pacolli, Korab Sejdiu dhe Labinot Tahiri janë emrat e AKR-së që do të përfaqësojnë këtë parti në Kuvend.