Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pack: McAllister, ndërmjetësi i duhur për zgjidhjen e krizës në Shqipëri

Protesta e Partisë Demokratike për zgjedhje të lirë, u bë pjesë e diskutimeve në takimin e Bordit Drejtues të Forumit të Grave të Partive Popullore Evropiane që u mbajt këto dy ditë në Bruksel nën kujdesin e Presidentes Doris Pack.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi raportoi rreth zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri dhe shprehu vendosmërinë e Partisë Demokratike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, standard themelore të çdo shoqërie evropiane, shkruan KP.

Deputetja i informoi koleget e saj të Partive Popullore Evropiane për fushatën e keqinformimit të partnerëve të huaj nga qeveria Rama përmes propagandës dhe lobimeve të financuara me para të pista. Ajo denoncoi kriminalizimin e Parlamentit dhe të qeverisjes, kanabizimin e Shqipërisë dhe përgatitjet për blerjen e zgjedhjeve me paratë e drogës.

Vokshi shprehu mirënjohje dhe falënderoi Presidenten e Forumit të Grave të Partisë Popullore Evropiane (EPP Women), Doris Pack për mbështetjen e protestës popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Presidentja e Forumit te Grave te PPE (EPP Women), Doris Pack shprehu shqetësim për qeverisjen e lidhur me krimin në Shqipëri dhe qortoi heshtjen e diplomatëve të huaj.

“Ajo çfarë po ndodh në Shqipëri aktualisht është një çmenduri. Vendi i mbushur i gjithi me drogë, një rrezik jo vetëm për kthimin e Shqipërisë në vend kryesor për prodhim dhe eksport droge, por për mjedisin ku rriten fëmijët shqiptarë”, u shpreh Pack. “Në Parlament dhe administratë mbahen me dhjetëra persona me rekorde kriminale se kanë paguar për pushtetin e Ramës, ndërkohë profesionistët hiqen nga puna për bindje politike”, deklaroi Pack.

Edhe ​Doris Pack: Zgjedhjet në Shqipëri pa opozitën farsë, nëse OSBE i vëzhgon ato bëhet bashkëpunëtore Arbëri ​Doris Pack: Zgjedhjet në Shqipëri pa opozitën farsë, nëse OSBE i vëzhgon ato bëhet bashkëpunëtore

Ajo përgëzoi lidershipin e PD-së për manifestimet paqësore dhe shprehu bindjen se në kushtet aktuale ku ndodhet Shqipëria, krijimi i Qeverisë Teknike që do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, mbetet zgjidhja e vetme.

Pack përshëndeti kërkesën për zgjidhjen e situatës me ndihmën e Partisë Popullore Evropiane dhe shprehu besimin e plotë se Zv Presidenti i Parlamentit Evropian McAllister si ndërmjetësi i duhur për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.‎

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë është anëtare e Forumit të Grave të Partive Popullore Evropiane.