Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Vendosmëria e FSK-së për të shpëtuar jetë, ngjall shpresë në këtë tragjedi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për ekipin e FSK-së i cili është në zonat e prekura në Turqi për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzve të cilët kanë mbetur nën rrënoja.

Osmani ka shkruar në Facebook se trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve të Kosovës për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës.

“Heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka falënderuar ushtarët e FSK-së duke shtuar se në këtë dhimbje po japin shkëndija shprese.

“Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese. Jemi krenar me ju!”, ka shkruar ai.

Edhe Presidentja Osmani pranon letërfalënderim nga presidenti turk Erdogan Arbëri Presidentja Osmani pranon letërfalënderim nga presidenti turk Erdogan

Mbi 37 mijë persona kanë vdekur në Turqi e Siri.