Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: E gëzuar për ardhjen e vaksinave, por të vazhojmë të jemi vigjilent

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, është shprehur e lumtur me arritjen e vaksinave anti-COVID në Kosovë.

Derisa ka falënderuar të gjitha vendet që kanë kontribuuar në ardhjen e tyre, ajo ka thënë se me këtë virus askush nuk fiton derisa të gjithë të fitojnë.

“Vaksinat kanë arritur. Unë jam e emocionuar për ardhjen e vaksinave COVID-19 në Kosovë përmes COVAX. Dua të shpreh mirënjohjen time për partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre që kanë bërë të mundur këtë. Në luftën me këtë virus vdekjeprurës, askush nuk fiton derisa të gjithë ta fitojnë”.

Osmani në Twitter ka shkruar se kjo është një ditë e rëndësishme porse të gjithë duhet të jenë vigjilentë për rreziqet që sjell virusi.

“Ne të gjithë jemi prekur në mënyra të ndryshme, por duhet të jemi vigjilentë dhe thelbësisht të qëndrojmë të duruar me qeverinë ndërsa ato ndërmarrin hapa për të shpëtuar jetë” është shprehur Osmani.